“Sarkozy u hetua 5 vite në liri, Netanyahu…”, Xhafaj sjell në Kuvend shembujt nga jashtë, kritika prokurorëve: ‘Arrestet me burg’ në Shqipëri, të larta Pas rreth 60 minutash takim dhe më pas konsultime me grupet parlamentare, Taulant Balla dhe Belind Këlliçi kanë arritur paktin për të mos e dështuar seancën parlamentare ku do të raportojnë pesë institucione të pavarura.
Demokratët kanë pranuar që pyetjet ndaj drejtuesve të këtyre institucioneve të bëhen me shkrim, ndërsa socialistët kanë pranuar kërkesën e opozitës që pas çdo përgjigje, deputetët të kenë 2 minuta kohë për të shprehur qëndrimin e tyre.
Negociatat mes maxhorancës dhe opozitës në një nga sallat e Kuvendit u bënë pas rreth 2 orësh debat në seancë ku pakica kërkonte me ngulm që të bënte me gojë pyetjet për krerët e institucioneve të pavarura.
Kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla ka kërkuar 15 minuta pushim të seancës plenare, për t’u takuar me opozitën dhe për të dakordësuar vijim e seancës.
Balla tha se nëse opozita nuk bie dakord që pyetjet për drejtuesit të bëhen me shkrim, jo me gojë siç kërkon opozita, atëherë do të kërkojë që kjo seancë maratonë të kalojë direkt në votim.
“Në mungesë të kryetarit të grupit, zoti nënkryetar Belind Këlliçi, kërkesa juaj për të shkelur rregulloren, as sot as pa një muaji nuk do e marrë dakordësimin tonë. Kërkoj 15 minuta pushim për një bisedë bashkë me ju dhe kryetarët e grupeve prezentë, nëse s’do kemi dakordësinë tuaj për të vijuar, do kërkoj ndërprerje të diskutimeve dhe kalim në votim”, tha Balla.
Top Channel