VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 6.1 shkatërron ndërtesa në Turqi, vijojnë kërkimet nën gërmadha
Pas raportimit të Altin Dumanit, demokrati Flamur Noka u ndal tek veprimet e kreut të SPAK, gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Noka u shpreh se Dumani merr urdhrat nga kryeministri Edi Rama, ndërsa kreu i SPAK reagoi me habi duke pyetur kolegët “çfarë po thotë”.
“Pyetjet u bënë më shumë për qytetarët, jo se prisnim ndonjë përgjigje të saktë, se pak a shumë përgjigjen e dini. Ajo që është për tu shqetësuar është që OSBE-ODIHR tha, u shkel hapur ligji. Dumani nuk e konstaton që është shkelur ligji, për të nuk ka shkelje ligji.
Kam nxjerrë video duke shpërndarë leje legalizimi dhe hipoteka, por nuk ka krim se është partia mbi të gjitha. Për Dumanin, kur kërcënohet deputetja me rrëmbim vajze, nuk është vepër e SPAK, nëse deputetja do të kërcënonte banditin është vepër e SPAK.
Kjo është e gjitha. Tani si mundet të vijë kryetari i SPAK e të thotë që nuk i njoh për grup kriminal. Po pse, sepse nuk e lejon Rama, padroni, t’i njohë për organizatë kriminale, po dëshmon se pa urdhrin e tij ai nuk heton. As nuk e ka menduar, as nuk ia lejon vetja ta mendojë”, tha Noka.
Top Channel