“Sarkozy u hetua 5 vite në liri, Netanyahu…”, Xhafaj sjell në Kuvend shembujt nga jashtë, kritika prokurorëve: ‘Arrestet me burg’ në Shqipëri, të larta Deputeti i PD, Belind Këlliçi i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që drejtuesit e drejtësisë t’i përgjigjen pyetjeve të deputetëve demokratë.
Këlliçi u shpreh se prej dy orësh ata kanë marrë pyetjet e demokratëve, ndërsa shtoi se nuk intimidohen nga pyetjet pasi po përballen çdo ditë me krimin dhe me bandat e rrezikshme.
“Po bëhet gati dy orë që ka nisur seanca, drejtuesit e institucioneve i kanë marrë pyetjet dhe kanë pasur kohë mjaftueshëm për t’i lexuar. Minimalisht, këta zotërinj të nderuar të ngrihen në nivelin e integritetit. Kanë qenë në këtë foltore, e dinë procedurën, e dinë të gjithën, dhe nuk besoj që ajo që thoni ju se “po intimidohen”… këta njerëz po përballen me krimin dhe bandat më të rrezikshme të vendit. Të futemi në rend normal të ditës; kanë mbi dy orë që lexojnë pyetjet tona.”, u shpreh ai.
Top Channel