200 dronë gjatë natës, Ukraina sulmon Rusinë, mbyllen dy aeroporte të Moskës

27/10/2025 14:41

Gati 200 dronë lëshoi Ukraina gjatë natës drejt Rusisë, duke detyruar mbylljen e përkohshme të dy prej katër aeroporteve të Moskës.

Informacione të sakta mbi dëmet, ende nuk ka.

Kievi e ka bërë të qartë më parë se sulmet e tij kanë për qëllim shkatërrimin e infrastrukturës kyçe që ndihmon agresionin rus ndaj vendit fqinj, siç janë aftësitë e saj për prodhimin e naftës. Sipas autoriteteve ukrainase, këto veprime janë pjesë e një strategjie të re për të “dobësuar makinerinë luftarake të Kremlinit” dhe për t’i treguar Moskës se lufta nuk është më e kufizuar brenda kufijve të Ukrainës.

Sulmet ndodhin në një kohë kur lufta ka hyrë në vitin e tretë, me frontet e betejës që mbeten të ashpra. Sulmi ndodhi pak kohë pasi Ëashingtoni njoftoi se po shënjestronte dy kompanitë e rëndësishme ruse të naftës e gazit, Rosneft dhe Lukoil me sanksione të gjera që synojnë pengimin e fluksit të parave të cilat ndihmojnë luftën e Kremlinit. Rosneft drejtohet nga Igor Sechin, i cili ka qenë një aleat i fortë i Putinit. Masat e bëra publike të mërkurën, ngrijnë asetet e dy prodhuesve kryesorë të naftës në Rusi dhe u ndalojnë subjekteve amerikane të kryejnë biznes me ta.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, e bëri të qartë se sanksionet ishin një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj refuzimit të Vlafimir Putinit për t’i dhënë fund pushtimit të tij në Ukrainë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta