Tragjedi në Argjentinë/ Autobusi përplaset me një makinë dhe bie në lumë, 9 të vdekur dhe 29 të plagosur

26/10/2025 22:55

Të paktën 9 persona u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën në provincën Misiones të Argjentinës kur një autobus ra nga një urë pasi u përplas me një automjet tjetër.

Aksidenti ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit kur autobusi me dy kate që transportonte rreth 50 persona u përplas me një makinë që vinte nga drejtimi i kundërt, pranë fshatit Obera.

Si pasojë e përplasjes, autobusi ra nga ura në shtratin e një lumi, disa metra të thellë.

Më shumë se njëqind zjarrfikës dhe ekipe shpëtimi nxituan në vendngjarje në orët e para të mëngjesit dhe u deshën disa orë për të nxjerrë pasagjerët nga rrënojat e autobusit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta