Aksident me vdekje në Kavajë/ Automjeti humb kontrollin dhe përplas këmbësoren, ndërron jetë 56-vjeçarja
Në orën 3 të mëngjesit të kësaj të diele akrepat e orës janë kthyer 60 minuta pas duke shënuar kalimin nga ora verore në atë dimërore.
Ora standarde do të ndryshojë përsëri më 29 mars 2026, për regjimin e verës. Regjimi aktual i ndryshimit të orës rregullohet nga një direktivë e BE-së nga viti 2000, e cila parashikon që çdo vit orët të zhvendosen përkatësisht përpara dhe prapa me një orë të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, duke shënuar fillimin dhe mbarimin e kohës së kursimit gjatë verës. Ndryshimi i orës ndodh në më shumë se 70 vende të botës.
Të vetmet vende që nuk e bëjnë janë Islanda, Turqia, Bjellorusia, Rusia, Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia. Pjesa më e madhe e vendeve aziatike si India, Japonia, Kina dhe Mongolia zgjedhin të mos përdorin orën diellore, ndërsa shumë vende të Lindjes së Mesme e shmangin ndryshimin e orës.
Ndryshimi i orës më 26 tetor do të na japë një orë shtesë gjumë, por ekspertët theksojnë se trupi i njeriut ka nevojë për kohë për t’u përshtatur edhe me këtë ndryshim në dukje të favorshëm.
Ora jonë biologjike është më e ndjeshme se orët mekanike, dhe përshtatja mund të zgjasë disa ditë. Ky fakt prej kohësh ka qenë temë debati në Bashkimin Evropian. Në qendër të debatit qëndron vështirësia për të balancuar kursimin ekonomik me zakonet shoqërore dhe personale të secilit prej nesh.
Në vitin 2018, Komisioni Evropian paraqiti një propozim për të ndalur ndryshimin gjashtëmujor të orës, duke u bazuar në rezultatet dërrmuese të një konsultimi publik, ku morën pjesë plot 4.6 milionë qytetarë, 84% e të cilëve ishin pro heqjes së ndryshimit të orës çdo gjashtë muaj.
Megjithatë, propozimi nuk u miratua, pasi kërkon dritën jeshile nga si Këshilli, ashtu edhe Parlamenti Evropian për t’u zbatuar dhe deri më sot nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.
Top Channel