Reklama që dogji urat e komunikimit mes SHBA-së dhe Kanadasë, ja videoja që provokoi Trump dhe solli tarifa shtesë për kanadezët Në episodin e fundit të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama u ndal te kandidimin e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur, por i mbështetur nga opozita.
Ai u shpreh se të gjithë mbështetësit e PS-së duhet të votojnë Ogerta Manastirliun, teksa foli pak edhe për kandidimin e Bruna Mersinit për Bashkinë e Vlorës.
“Risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore për Tiranën dhe Vlorën. Dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar, kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, flas për Ogerta Manastirliun dhe Spitalit Rajonal Të Vlorës, Bruna Mersini.
Dy realitete të transformuara tërësisht falë vullnetit të tyre të hekurt të këtyre dy grave. Ato janë padyshim fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët janë shëmbëlltyra kuptimplotë e disfatës së radhës së ndjesë pastë, Partisë Demokratike.
Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati, gajasmë të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur që të gjithë pa dallim. Madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit kur ka ardhur një herë për të luajtur rolin tim. Prandaj nuk e gjykoj hiç as fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë.
Po kush më voton mua dhe Partinë Socialiste, voton Ogerta Manastirliun. Ogertën për t’i dhënë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e domosdoshme në krye të bashkisë për të vazhduar pa u ndalur punën transformuese të kryeqytetit të Shqipërisë 2030, kryeqytetit të Europës së Ballkanit”, tha Rama.
Top Channel