Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, zbulohen emrat e kandidatëve për kryetarë në 5 bashkitë e vendit

25/10/2025 13:03

Ndërsa afrohet 9 nëntori, kur qytetarët në pesë bashki të vendit do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale, partitë kanë bërë publike emrat e kandidatëve që do të garojnë për postin e kryetarit.

PS ka zyrtarizuar kandidatët e saj në të gjitha bashkitë, ndërsa PD ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur në disa prej tyre.

Në Vlorë, PS ka propozuar Brunilda Mersinin, e cila më herët ka mbajtur mandatin e deputetes, ndërsa opozita ka shpallur mbështetjen për kandidatin e pavarur Dionis Sota.

Në Berat, socialistët hyjnë në garë me Ervin Cecën, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Pavlo Shkarpa.

Në Cërrik, Partia Socialiste ka zgjedhur Florenc Dokën si kandidat, ndërsa opozita ka vendosur të përkrahë të pavarurin Amarildo Hoxha. Në këtë bashki do të garojë gjithashtu Eligert Hima, nën siglën e partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

Ndërkohë, në Mat, PS ka propozuar Altin Bojnin për kryetar bashkie, ndërsa Suzana Pasha, kryetare e Gruas Socialiste, ka shpallur kandidaturën e saj si e pavarur.

Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit pritet të testojnë raportet e forcave politike në terren, në një garë ku të pavarurit duket se do të kenë një rol të rëndësishëm.

Kanë depozituar dokumetacion kandidimit:

  1. Bashkia Vlorë, propozuar nga zgjedhësit z. Dionis Sota;
  2. Bashkia Vlorë, propozuar nga Partia Socialiste zj. Brunilda Mersini;
  3. Bashkia Vlorë, Gjergj Nika
  4. Bashkia Berat, propozuar nga zgjedhësit Pavlo Shkarpa;
  5. Bashkia Berat propozuar nga Partia Socialiste z. Ervin Ceca;
  6. Bashkia Cërrik, propozuar nga Partia Socialiste z. Florenc Doka;
  7. Bashkia Cërrik, Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” z. Eligert Hima;
  8. Bashkia Cërrik, propozuar nga zgjedhësit Amarildo Hoxha;
  9. Bashkia Mat, propozuar nga Partia Socialiste z. Altin Bojni;
  10. Bashkia Mat, propozuar nga zgjedhësit z. Eduart Brahilika;
  11. Bashkia Mat, propozuar nga zgjedhësit zj. Suzana Pasha;
  12. Bashkia Tepelenë, propozuar nga zgjedhësit, z. Gabriel Guma;
  13. Bashkia Tepelenë, propozuar nga Partia Socialiste z. Gramoz Sako;

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta