Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të ndihmuar zemrën e njeriut të shërohet vetë, gjetjet janë mbresëlënëse 08/11 17:25
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se mjekësia shqiptare ka arritur një histori suksesi, duke hequr një masë tumorale tek një pacient.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se në në QSUT, nën drejtimin e Prof. Artur Xhumarit, ekipi i neurokirurgjisë trajtoi me sukses një rast kompleks.
Falë profesionalizmit të mjekëve, 51-vjeçari rifitoi shikimin dhe u përmirësua ndjeshëm.
“Një tjetër histori suksesi në mjekësinë shqiptare
Në QSUT, nën drejtimin e Prof. Artur Xhumarit, ekipi i neurokirurgjisë trajtoi me sukses një rast kompleks, duke hequr një masë tumorale tek një pacient 51-vjeçar.
Falë profesionalizmit të mjekëve, pacienti rifitoi shikimin dhe u përmirësua ndjeshëm”, shkruan Rama.
Top Channel