Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
24/10/2025 08:12
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit në fshatin Bubq të Krujës, ku si pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar.
Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari humbi kontrollin e automjetit që drejtonte, doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë elektrike.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.
Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel