Vaksinë për vajzat dhe djemtë, do vaksinohen nga mosha 13-vjeçare për t’u mbrojtur nga virusi HPV

23/10/2025 15:19

Pas vajzave edhe djemtë 13 vjeç do të nisin të vaksinohen ndaj Human Papiloma Virus në Shqipëri i njohur si shkak i kancerit të qafës së mitrës.

Instituti i shëndetit publik deklaron se koha e nisjes së kësaj vaksine tek djemtë është janari i vitit të ri.

“Kemi pasur kërkesë  jo vetëm nga vajzat por edhe mamatë e djemve për t’u vaksinuar. Tanimë nuk do të jetë vakinë 4 valente, por 9 valente pra që të mbron ndaj 9 llojeve të HPV”, tha Rovena Daja.

Nëse do të ketë ecuri  të mirë ky vaksinim do të shtrihet edhe në moshën 14-20 vjeç tek djemtë. Vaksina ndaj HPV aplikohet para se të rinjtë të kenë nisur marrëdhëniet seksuale pasi kështu ajo siguron një mbrojtje të mirë. Vajzat të cilat kanë aplikuar vaksinën 4 valente nuk mund të riaplikojnë vaksinën 9 valente. Në fillim kishte hezitim për të aplikuar këtë vaksinë tek vajzat.

“Në Tiranë nuk kemi pasur probleme se këtu vetë prindërit intelektualë, e blinin këtë vaksinë për vajzat e tyre. Kishim hezitim në rethe. Korça për shembull ishte në fillim problem”, u shpreh Rovena Daja.

Vaksinimi ndaj HPV nisi në vitin 2022 tek vajzat 13 vjeçe, më pas u zgjerua fasha moshore në 14-20 vjeç .Çdo vit diagnostikohen 130 raste të reja me kancer të qafës së mitrës në Shqipëri dhe pjesa më e grave e kapin atë ne stade te avancuara.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta