
Erald Cani, Ergi Kadiu, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja janë katër të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë të ndodhur një ditë më parë në Manzë të Durrësit.
Policia njofton se është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi që dyshohet se është larguar nga vendngjarja, bashkë me Daniel Pepën, autor i njërës prej vrasjeve.
Përveç të arrestuarëve, dy prej tyre vëllezër, policia njofton se ka shpallur në kërkim autorin, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
I shpallur në kërkim është edhe G. A., 30 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin Flori Paluçi, i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari Erald Cani.
Pas konfliktit verbal, 21-vjeçari është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar Ergi Kadiu dhe nga shtetasi Aranit Kurti.
Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, Flori Paluçi i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë.
Në këtë moment Danieli dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Florit të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve Danielit dhe Aranitit (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, Paluçin). Si pasojë u vranë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.
Më tej nga hetimet, dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin Daniel Pepa.
Policia thotë se vijojnë kërkime intensive për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Flori Paluçi shtetasin Daniel Pepa, si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim G. A..
Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për të siguruar çdo provë që do t’i shërbejë hetimit për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Top Channel