
23/10 21:53
Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, ka pranuar postin e nënkryetares së bashkisë së këtij qyteti, duke braktisur kështu demokratët.
Manjola Nikollo ka pranuar propozimin e bërë përpara disa muajsh nga kryetari Oltion Çaçi, siç mëson korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.
Më herët, edhe ish kryetari i forumit rinor të PD dhe Anëtar i Këshillit Kombëtar, dhe 2 herë kandidat për deputet Jolio Dine, është emëruar drejtor i Shërbimeve në këtë Bashki.
Top Channel