
Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se kishte “anuluar” një takim të planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin, duke u thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Thjesht nuk më dukej e drejtë.”
“Nuk më dukej sikur do të arrinim aty ku duhet të arrijmë – kështu që e anulova, por do ta bëjmë në të ardhmen,” u tha Trump gazetarëve të mbledhur në Zyrën Ovale.
Javën e kaluar, Trump kishte thënë se planifikonte të takohej me presidentin rus në Budapest, Hungari, pas një bisede të gjatë telefonike që e përshkroi si “shumë produktive.”
Megjithatë, CNN raportoi më herët këtë javë se shpresat e Trump për një takim të shpejtë me Putinin ishin zbehur, me një zyrtar të administratës që tha të martën se “nuk ka plane” për një samit mes të dyve “në të ardhmen e afërt.”
Megjithatë, kur u pyet të mërkurën nëse mendon se presidenti rus dëshiron t’i japë fund luftës në vazhdim me Ukrainën, Trump u përgjigj: “Po.”
“Mendoj se ata duan paqe, mendoj se të dy duan paqe,” tha Trump. “Në këtë pikë, e dini, kanë kaluar gati katër vjet. Po hyn në vitin e katërt. Dhe nëse do të isha unë president, ajo kurrë nuk do të kishte nisur. Por, po, është koha.”
Trump pranoi zhgënjimin për ritmin e ngadaltë të negociatave me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
“Epo, mendoj se, përsa i përket sinqeritetit, e vetmja gjë që mund të them është se sa herë që flas me Vladimirin [Putin], kemi biseda të mira, dhe pastaj nuk shkojnë askund,” tha ai. “Thjesht nuk shkojnë askund.”
Top Channel