Skandal në Greqi, këngëtarja e njohur përdor makinën e policisë si ‘taksi’…

22/10/2025 20:49

Një ngjarje e pazakontë është zbulua në Greqi, pas qarkullimit të një video e cila u kthye shumë shpejt virale në rrjetet sociale.

Në pamje shihej një automjet i patrullës, që në bagazh transportonte… një frigorifer.

Sipas mediave greke, pas kësaj, një tjetër rast është bërë publik, ku duket se policia shërben ‘si taksi’ për këngëtaren e njohur Despina Vandi.

Ajo ka telefonuar policinë dhe i ka kërkuar ndihmë, pasi i ishte shpuar goma e makinës, në Athinë, të cilët më pas e kanë marrë atë me makinën e patrullës.

Rasti ka ngjallur debate të forta, ndërsa kanë nisur hetimet ndaj efektivëve të patrullës që janë kthyer në ‘taksistë’ për këngëtaren e njohur.

E gjithë kjo është bërë e bujshme, pas një rasti tragjik të ndodhur rreth një viti më parë në Greqi ku një grua i kërkoi policisë që ta shoqëronte me makinë, për arsye sigurie sepse po ndiqej nga bashkëshorti.

Polica i ktheu përgjigje duke i thënë se patrulla nuk është taksi, ndërsa vetëm pak minuta pas telefonatës, gruaja u vra nga i shoqi.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta