Teksa ende nuk kanë kaluar 12 orë që nga vrasja me armë zjarri e dy të rinjve në Manëz, policia ende ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ajo që ka mbetur pas është heshtja dhe shirita të autoriteteve hetimore.

Në karburantin ku ndodhi ngjarja ende ka forca policore, të cilat po vijojnë punën për zbulimin e detajeve që çuan në vrasjen e Aranit Kurtit, 23 vjeç, dhe Flori Paluçit, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Dy të rinj janë vrarë me armë zjarri pas një konflikti në Manëz. Ngjarja e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm Manzën në Durrës.

Rreth orës 01:45, pranë një karburanti, një konflikt i çastit dyshohet se përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy personave.

Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Sipas të dhënave paraprake nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se pas një përplasjeje për motive banale, Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi Daniel Pepa, 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz.

Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.

Policia e Durrësit ka nisur kontrollet për kapjen e shtetasit Daniel Pepa, i cili aktualisht është në arrati.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe për të administruar çdo provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje të dyfishtë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta