Korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm/ Operacioni “Ura”, SPAK mbyll hetimet ndaj gjashtë të dyshuarve

22/10/2025 14:04

SPAK mbylli hetimet ndaj gjashtë të dyshuarve të operacionit “Ura” duke u ngritur akuza të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

SPAK mbylli hetimet ndaj gjashtë të dyshuarve të operacionit “Ura” duke u ngritur akuza të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Nga dhjetë persona ndaj të cilëve pak muaj më parë u vendosën masa sigurimit, SPAK mori të pandehur Armand Tragaj avokat, Neim Behluli efektiv policie si edhe Edison Cukaj, Serxhio Shkodra, Ervis Deti dhe Bexhed Mema.

Hetimet u kryen me palën italiane ku dhe është konkluduar se avokati Tragaj duke përdorur SkyEcc dyshohet se ka ndërmarrë veprime për klientët e tij duke ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Në episodin e dytë njofton SPAK rezulton se i pandehuri Edison Cukaj pavarësisht se nuk kishte dokumenta të rregullta për të kaluar kufirin është ndihmuar nga të akuzuarit Ervis Deti, Serxhio Shkodra, dhe Bexhed Mema që i kanë marrë  3 mijë euro duke ndikuar tek efektivi Behluli. Për të dyshuarit e tjerë dosja është ndarë dhe është nën hetim.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta