Pothuajse 30 orë në ajër, nisin fluturimet rekord pa ndalesa që lidhin tre kontinente dhe mbulojnë 20,000 km Vjedhja spektakolare që tronditi Luvrin në Paris ka një faturë marramendëse edhe financiarisht.
Bizhuteritë e grabitura të Napoleonit dhe Perandoreshës sipas llogarive kanë një vlerë totale prej 88 milionë euro. Ngjarja është një goditje për trashëgiminë kulturore të Francës, e cila tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.
Prokurorja Laura Beccuau konfirmoi se vlera e objekteve të vjedhura është shumë më e madhe se sa çmimi i thjeshtë i materialeve, duke pasur një rëndësi të jashtëzakonshme historike.
Si pjesë e hetimeve, një grua kineze u arrestua në Barcelonë dhe u dorëzua autoriteteve franceze. Ajo dyshohet të ketë lidhje me vjedhjen e bizhuterive dhe një tjetër incident në Muzeun e Historisë Natyrore, ku u vodhën copëza ari të vlerës 1.5 milion euro në shtator të vitit të kaluar. Sipas ekspertëve, dëmi ndaj trashëgimisë kulturore është i paçmueshëm, përtej thjesht çmimit të arit.
Ajo mendohet se mund të shërbejë si “çelës” për zbulimin e grabitjes së Luvrit.
Vjedhja u zbulua nga një punonjës i kompanisë së pastrimit, i cili e gjeti galerinë mineralogjike në rrëmujë, sipas informacionit nga BFM. Hajdutët kishin hyrë në seksionin e Gjeologjisë dhe Mineralogjisë, duke përfituar nga fakti që sistemi i alarmit ishte çaktivizuar prej disa javësh për shkak të një sulmi kibernetik. Galeria e Historisë Natyrore dhe Mineralogjisë kishte qenë e mbyllur prej disa ditësh.
Top Channel