U përplas me policinë që po e arrestonte, humbet jetën ish sportisti i NFL
21/10/2025 11:01
Ish lojtari i National Football League në SHBA, Doug Martin humbi jetën në moshën 36 vjecare pas një përplasjeje me policinë.
Ish sportisti 36 vjecar ishte nën hetim për hyrje me dhunë në një banesë në Oakland në Kaliforni. Sipas medias amerikane që citon autoritetet lokale, përplasja ndodhi kur policia shkoi për ta arrestuar pas hetimeve të kryera ndaj tij.
Doug Martin, një sportist me ngjyrë, njihet për karrierën e tij të shkëlqyer me Tampa Bay Buccaneers në kampionatin e futbollit amerikan, humbi ndjenjat në momentin e arrestimit. Ai u dërgua në spital pas ndërhyrjes së shpejtë ku edhe humbi jetën. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes ndërkohe që pritet edhe kryerja e autopsisë
Top Channel