
Mjeshtri i shahut amerikan, Daniel Naroditsky, i konsideruar si një prej talenteve më të shkëlqyer dhe një prej influencerëve të shahut me më shumë ndjekës të brezit të tij ka humbur jetën në moshën 29 vjeçare.
Lajmi u bë i ditur nga familja e tij përmes një deklarate të lëshuar ditën e hënë nga klubi i tij, Charlotte Chess Club në Karolinën e Veriut ku Naroditsky stërvitej dhe punonte si trajner.
‘Me shumë trishtim bëjmë të ditur ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të Daniel Naroditsky, që përkufizohet si një lojtar i talentuar shahu, edukator dhe anëtar i dashur i komunitetit të shahut-theksohet në komunikatën e publikuar.
Nuk dihen arsyet e ndarjes nga jeta të shahistit në këtë moshë të re dhe gjithçka duket se është një mister. Ish kampion i botës për të rinj në këtë disiplinë sportive, Naroditsky, në 2013, fitoi titullin mjeshtër, që është titulli më i lartë që i jepet një shahisti nga Federata Ndërkombëtare e Shahut. Vitin e kaluar ai fitoi kampionatin amerikan Blitz. Naroditsky ishte shumë aktiv në rrjetet sociale falë një kanali në Youtuve ku publikonte video ku ai jepte këshilla për strategjitë e lojës së shahut për mijëra të apasionuar pas këtij sporti
Top Channel