Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë

21/10/2025 13:24

Është arrestuar një 42-vjeçar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një të re, në Shqipëria dhe Itali.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas kallëzimit të bërë nga vetë viktima, e cila ka treguar se ishte detyruar të ushtronte prostitucion nën presionin dhe shfrytëzimin e shtetasit Fatmir Ibrahimi, 42 vjeç, banues në Kavajë.

Menjëherë pas kallëzimit, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 42-vjeçarit, ndërsa për viktimën është siguruar akomodimi dhe mbrojtja në një qendër të posaçme, në bashkëpunim me shërbimet sociale.

Policia e Durrësit bën të ditur se hetimet vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Durrësit, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprimet e mëtejshme në ngarkim të të arrestuarit, i cili do të përballet me akuzat për “Trafikim të personave të rritur” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta