
Anna Kournikova, ish tenistja ikonë dhe që është bashkëshortja e këngëtarit të njohur spanjoll, Enrique Iglesias, rishfaqet në rrjetet sociale pasi ka qenë ‘e zhdukur’ për 3 vjet.
Rusja, tashmë 44 vjeçare, ka postuar foton e parë të saj pas kësaj periudhe në llogarinë e saj në Instagram. Bëhet fjalë për një foto ku ish tenistja që dikur ka qenë edhe mes 10 më të mirave të botës shfaqet së bashku me fëmijet të maskuar për të festuar Halloween. Vetë Kournikova ishte maskuar si pulë, vajzat si kungulli i Halloween, ndërsa djali shfaqej i veshur me fanelën e Realit të Madridit
Cifti i famshëm Anna Kournikova-Enrique Iglesias kanë 3 fëmijë; 2 vajza Lucy dhe Mary dhe një djalë, Nicholas. Ata janë njohur në vitin 2001 gjatë xhirimeve të videoclipit të këngës së artistit spanjoll ‘Escape’ dhe që nga ai moment kanë qenë gjithnjë bashkë. Në vitin 2003, Anna Kournikova vendosi të tërhiqet nga tenisi që në moshën 22 vjecare për shkak të problemeve të shumta në shpatull. Edhe pse nuk mundi të fitojë asnjë turne, Anna Kournikova arriti që të pozicionohet deri në vendin e 8 të renditjes botërore
Top Channel