Denoncohen David e Victoria Beckham për një plazh privat të zbuluar përmes…Netflix

21/10/2025 15:50

Qetësia në zonën rurale të Cotswolds në Angli u prish disi për një lajm shumë kurioz; David dhe Victoria Beckham që njihen për stilin e tyre perfekt dhe shijet për luksin, kanë shkaktuar pakënaqësi për shkak të krijimit të një plazhi privat në një pronë të tyre me vlerë prej 15 milionë euro.

Gjithcka u zbulua vetëm nga një skenë rastësore e shfaqur në dokumentarin e Netflix; ‘Victoria Beckham’. Në një bisedë mes çiftit, shikuesit vunë re një zonë të bardhë që binte në kontrast me peizazhin e gjelbër të rajonit duke zbuluar kështu ekzistencën e një plazhi artificial. Fqinjët, që janë gjithnjë të kujdesshëm ndaj cdo modifikimi rreth tyre, e konsideruan këtë ndërhyrje në zonë si një thyerje të mundshme të normave të planifikimit urban. Në bazë të lejes së marrë, familja Beckham mund të ndërtonte një liqen artificial që të integrohej me ambientin natyral

Plazhi kishte një sipërfaqe të tillë që kishte tejkaluar limitet e miratuara dhe rezidentët e asaj zone janë striktë përsa iu përket rregullave për peizashin. Këshilli i Distriktit të Ëest Oxfordshire konfirmoi se kishte marrë një denoncim formal për thyrje të mundshme të rregullave të urbanistikës. Por një zëdhënës i çiftit siguroi se David dhe Victoria Beckham nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për këtë denoncim dhe se të gjitha punimet e kryera në prone respektojnë kushtet e autorizuara nga autoritetet lokale.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta