Carlos Alcaraz thyen tjetër rekord…raketa me të cilën fitoi Wimbledon në 2023, është më e shtrenjta në histori
21/10/2025 18:35
Carlos Alcaraz thyen rekorde edhe jashtë fushave të tenisit dhe këtë të hënë pati nderin të ketë raketën më të shtrenjtë në histori.
Sipas portalit TMZ, raketa me të cilën Alcaraz fitoi titullin e parë në Wimbledon në 2023 pasi mundi në finale Novak Djokovic u shit në një ankand për vlerën e 173 mijë dollarëve(149 mijë euro) duke u bërë raketa që është shitur më shtrenjtë ndonjëherë në ndonjë ankand.
Në këtë mënyrë Carlos Alcaraz theu rekordin që e mbante bashkëkombasi i tij, Rafael Nadal, pasi raketa me të cilin ai fitoi Roland Garros në vitin 2017 u shit për 157 mijë dollarë(135 mijë euro) duke treguar edhe njëherë se çfarë të ardhurash gjeneron tenisti spanjoll që është vetëm 22 vjec
Top Channel