Alaba ‘iu dorëzohet’ problemeve fizike, mungon në El Clasico, por…kthehet Carvajal

21/10/2025 15:00

Qendra e mbrojtjes vazhdon të jetë problematike për Xabi Alonson dhe Realin e Madridit. Trajneri spanjoll këtë të martë mësoi se nuk do të ketë në dispozion David Alaba të paktën për një javë.

Qendërmbrojtësi austriak ka një mbingarkesë të fortë dhe nuk do të jetë në dy supersfidat e kësaj jave; atë me Juventusin të mërkurën në Ligën e Kampioneve dhe në El Clasico me Barcelonën në kampionat. Po kështu nuk mund të rikuperohet në kohë për përballjen me Zonjën e Vjetër as Dean Huijsen. Si spanjolli ashtu edhe David Alaba u stërvitën në palestër në qendrën stërvitore Valdebebas. Do të mungojë edhe Ceballos, por ky i fundit ka punuar në fushë edhe pse në një aneks të Valdebebasit.

Por për Realin e Madridit ka edhe lajme të mira në këtë javë të flaktë futbollistike për Los Blancos. Kështu pritet që në këto përballje me Juventusin dhe Barcelonën të jenë të pranishëm Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal të cilët kanë bërë shumë hapa para në procesin e riaftësimit të tyre dhe në seancën stërvitore të kësaj të marte kanë dhënë shenjat e para të këtij rikuperimi teksa iu bashkuan të gjithë grupit.

Situata e anglezit është pak më e mirë se ajo e kapitenit të Realit të Madridit dhe Alexander-Arnold pritet të ketë disa minuta në dispozicion në sfidën me Zonjën e Vjetër teksa një pjesë të stërvitjes e kreu me normalitet të plotë

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta