11 gola në Champions League gjatë 2025, askush nuk është si Lautaro Martinez

21/10/2025 23:15

Lautaro Martinez po ecën me ritme rekordesh në këtë vit në Ligën e Kampioneve. Sulmuesi i Interit është futbollisti që ka shënuar më shumë në këtë kompeticion gjatë këtij viti.

Duke marrë parasysh edhe sezonin e kaluar,  kapiteni i Interit arrin në kuotën e 11 golave të shënuar në 10 ndeshje të zhvilluara në Champions League gjatë gjithë këtyre muajve në 2025. Përsa i përket këtij sezoni, Lautaro Martinez ka 3 gola të shënuar në 2 ndeshje(dygolësh ndaj Slavia Prage dhe një ndaj Union St.Gilloise, ndërkohë që në ndeshjen me Ajax ai ishte në stol).

Ndërsa sezonin e kaluar, Lautaro Martinez ka shënuar 1 gol ndaj çekëve, 3 ndaj Monaco, 1 me Feyenoord, 2 në 2 ndeshje me Bayernin e Mynihut dhe 1 në 2 ndeshje me Barcelonën. Në një nga ndeshjet me Feyenoord ishte në stol, ndërsa në finalen me Paris Saint Germain Lautaro Martinez nuk mundi dot të gjejë rrugën e rrjetës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta