Vrasja e Regis Runaj dhe Emiljano Ramazanit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Xhulian Hoxhën dhe Euglen Halilin
20/10/2025 15:39
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për dënimin me burg përjetë të Xhulian Hoxhës dhe me 16 vite burg për Euglen Halilin lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.
Gazetarja e Top News Alketa Shaba raporton se të dënuarit kërkuan prishje të vendimit të dhënë nga 8 prill 2024 dhe iu drejtuan Gjykatës së Lartë me rekurs, por shkalla e tretë e gjyqësorit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm.
Emiljano Ramazani u vra në 20 korrik 2020 në Elbasan, ndërsa Regis Runaj u vra me thikë dhe trupi i tij u gjet në datë 29 korrik të te njëjtit vit, në lagjen “Emin Matraxhiu” në afërsi të varrezave në Elbasan.
Top Channel