
Parlamenti i Shqipërisë organizoi konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, nga ku kryeministri Edi Rama e vlerësoi Venecian si një “autoritet i cili e ndihmoi Shqipërinë ta ketë busullën në drejtimin e duhur dhe një partner i pazëvendësueshëm, që do të vijojë të jetë pikë referimi”.
“Pa komisionin e Venecias do të ishte e pamundur të bënin reformën në drejtësi, proces jo i kryer me thellësi në ato vende kanë tentuar ta bëjnë. Komisioni i Venecias ka fituar fuqinë e të imponuarit dhe të institucioneve”-u shpreh Rama.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi e quajti Këshillin e Europës një partner kyç ndërkohë, Komisioni i Venecias tha ai ka shërbyer si një referencë profesionale dhe e paanshme, dhe kërkoi asistencën e këtij komisioni për reformën e re zgjedhore.
“Kuvendi është i gatshëm që, në përputhje me traditën e mirë të bashkëpunimit, të kërkojë edhe një herë mendimin e Komisionit të Venecias për propozimet që do të dalin nga ky komision.
Ne besojmë se vetëm nëpërmjet një procesi të hapur, të mbështetur në standarde dhe ekspertizë të pavarur, mund të arrihet një reformë që forcon besimin publik në zgjedhje dhe demokraci“-u shpreh Peleshi.
Top Channel