U mbulua me ar në Arabinë Saudite. Jannik Sinner, fitimi në karrierë shkon në rreth 50 mln USD

20/10/2025 14:30

Jannik Sinner doli nga finalja në US Open ndaj Carlos Alcaraz me kocka të thyera, por italiani e la shumë shpejt pas krahëve, duke fituar turneun Six Kings Slam që i solli edhe 6 milionë dollarë.

Ishte një turne ku italiani mori revanshin ndaj spanjollit, ndërkohë që llogaria e tij bankare u pasurua akoma më shumë teksa fitimet e Sinner deri në këtë moment të karrierës shkojnë në rreth 50 milionë dollarë. Vetëm për këtë vit që u kushtëzua edhe nga cështja Clostebol me Sinner që u pezullua për 3 muaj, numri dy i botës ka përfituar 12.3 milionë dollarë. Po të llogarisim vetëm turnetë Grand Slam, Sinner ka fituar nga triumfi në Australian Open 3.5 milionë dollarë australianë (1.9 milionë euro), ndërsa nga suksesi në Wimbledon ka fituar 3 milionë Paundë(3.4 milionë euro). Këtyre shifrave iu shtohen fitimet nga finalet e humbura në Roland Garros, rreth 1.3 milionë euro dhe US Open 2.5 milionë dollarë ose 2.1 milionë euro. Këtyre shifrave iu bashkohen përfitimet që Jannik Sinner i ka siguaruar jo nga aktiviteti tenistik në periudhën gusht 2024-2025, që kapin vlerën prej 27 milionë dollarë.

Gjithsesi Sinner është ende larg përfitimeve të siguruara nga më të mëdhenjtë e sportit të tenisit ose e famshmja ‘Big Four’ ku Novak Djokovic është i shkëputur ndjeshëm në krye me mbi 190 milionë dollarë të fituara i ndjekur nga Rafael nadal në vendin e dytë me rreth 135 milionë, ndërsa në të tretin është Roger Federer me 130.5 milionë dollarë i ndjekur nga Andy Murray që plotëson katërshen e tenistëve më të pasur me rreth 65 milionë dollarë të fituara në karrierë

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta