‘Presione’ për zgjedhjen e kreut të SPAK? Bogdani përgjigjet në Kuvend: Është më shumë lobim, dikush është tifoz…

20/10/2025 16:27

“Në çfarë faze është emërimi i drejtorit të BKH dhe SPAK, a ka ndërhyrje nga institucione të tjera, qoftë edhe ndërkombëtare?”-ishte pyetja e demokratit Gjin Gjoni në Kuvend, që mori përgjigje nga kryetarja e KLP, Mirela Bogdani.

Bogdani tha se po pret nga Prokuroria e Posaçme emrin pasues të Altin Dumanit.

Jemi duke pritur nga prokuroria e Posacme, emrin e personit për ta caktuar KLP si drejtues, kaq informacion kemi. Procesi do mbyllet së shpejti, por nuk di një afat kohor. Referuar ligjit, roli i Këshillit është vetëm formal. Nuk mund të dalim jashtë parashikimeve, do presim nga SPAK të sjellë emrin që do rekomandohet dhe do e emërojmë.

Lidhur me drejtuesin e SPAK, sot ka qenë mbledhja që miratuam kushtet dhe kriteret formale. Kjo procedurë ishte formale pro e domosdoshme. Do vijojmë me verifikimin e dosjeve, analizë për secilin dhe më pas procesi i votimit”-tha kryetarja e KLP.

Lidhur pyetjes së ‘presioneve’, dha këtë përgjigje: Për çështjen e presionit. Më shumë është lobim, dikush është me tifoz i një qasje që ndjek një prokuror. Një mund të ketë qasje më represive, dikush pak më human dhe liberal. Ata janë të gjithë prokurorë të SPAK.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta