“Përmbushëm objektivat”, AMA raporton në Kuvend, Krasniqi: Përafrojmë legjislacionin me standardet e BE

20/10/2025 15:27

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka prezantuar sot në komisionin për nismat qytetare raportin vjetor të viti 2024 të instituticonit.

Përafrimi i legjislacionit me BE, transparenca, deklarimi i çdo lloj konflikti interesi apo dhe i të ardhurave janë dhe objektivat një pjesë e të cilave janë përmbushur dhe synojmë përmirësimin në të ardhme.

“Përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe efektivitetit të rolit mbikëqyrës dhe rregullator të autoritetit. Ky objektiv është përmbushur, falë funksionimit të Autoritetit, si një ent plotësisht i pavarur në ushtrimin e detyrave, sipas përcaktimeve ligjore.

E theksoj këtë fakt, me argumentin e drejtimit dhe vendimmarrjes së institucionit, nga një Bord Drejtues i zgjedhur 100% nga shoqëria civile dhe i miratuar nga Parlamenti, pavarësisht pretendimeve që here pas here shfaq vetë shoqëria civile që i ka zgjedhur.”

Krasniqi u ndal edhe vendimet e marra gjatë 2024 nga bordi përgjegjës të cilët sipas saj janë treguar korrekt dhe në përputhje vetëm me ligjin.

“Me rreth 500 vendime te marra gjatë drejtimit të këtij institucioni, mbi 60% e tyre kanë qenë me dakordësi unanime, të shprehura përmes procesit të votimit. Çka tregon se ky Bord i është bindur vetëm ligjit.

Ndër këto vendime, përfshihen 9 vendime për çelje gare për përdorim të frekuencave, 123 dhënie licencash/autorizimesh apo rinovim të tyre, 11 monitorime fushatash zgjedhore për zgjedhje lokale/të përgjithshme/të pjesshme, 24 akte të ndryshme nënligjore, 9 heqje autorizimi/licence etj.”

Kryetarja e AMA theksoi se në morinë e këtyre vendimeve, asnjë prej tyre nuk është pretenduar qoftë nga shoqëria civile, qoftë nga vetë industria apo nga partitë politike si i marrë me ndikim politik.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta