
Arbër Hoxha vështirë se do të harrojë këto javët e fundit teksa sulmuesi shqiptar po shfaqet në një formë të jashtëzakonshme duke u shpallur edhe Lojtari i Muajit në kampionatin kroat
Arbër Hoxha që vetëm javën e kaluar shënoi një gol spektakolar në miqësoren mes Kombëtares shqiptare dhe Jordanisë që ishte i pari për të me fanelën kuqezi, po spikat shumë edhe me klubin e tij, Dinamon e Zagrebit. Deri tani futbollisti ynë është aktivizur në 9 ndeshje të kampionatit kroat në këtë sezon dhe ka mundur të shënojë 2 gola dhe të japë 2 asiste, ndërkohë që nuk kanë munguar notat e larta për paraqitjet e tij dhe pikërisht për këto arsye ai është shpërblyer edhe me një çmim duke u shpallur edhe Futbollisti i muajit
Top Channel