Në kërkim për plagosje dhe vjedhje nga Norvegjia, arrestohet në pikën kufitare të Morinës 35-vjeçari

20/10/2025 11:28

Një shqiptar i Kosovës është arrestuar këtë të hënë në pikën kufitare të Morinës.

35-vjeçari është shpallur në kërkim nga Norvegjia për plagosje dhe vjedhje me dhunë.

Pritet ekstradimi i tij drejt Norvegjisë.

Njoftimi i policisë:

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvergjeze, për vjedhje me dhunë dhe plagosje, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të RSh-së, 35-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

J. K., 35 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi akuzohet nga Gjykata Lokale Sor Rogaland, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.

Interpol Tirana dhe Interpol Oslo do të kryejnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Norvegji.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta