Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Muriqan 31-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Kosovës

20/10/2025 13:24
foto ilustruese

Një 31-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në pikën kufitare të Muriqanit për veprën penale ‘mashtrim’.

Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale S.K., pritet të ekstradohet drejt Kosovës, pasi është banues në Pejë.

Njoftimi:

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin kosovar F. K., 31 vjeç, banues në Pejë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kosovare, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit, në Kosovë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta