“Ndodhet në gjendje të rëndë”, reagon spitali ku mbahet i shtruar Fatos Nano: Ka pasuar arrest kardiorespirator

20/10/2025 16:52

Ish-kryetari i PS dhe ish-kryeministri i vendit Fatos Nano ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur spitali ku po mbahet i shtruar ish-lideri socialist.

Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali.

Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta