Kapet duke gjuajtur shpendë në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë, pranga 35-vjeçarit

20/10/2025 11:54

Një 35-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Tiranë, pasi u kap duke gjuajtur shpendë në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë.

Policia ka sekuestruar armën e gjahut, si dhe municionin.

“U kap në flagrancë, duke gjuajtur shpendë, te liqeni i Prushit, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut me municion.

Gjatë patrullimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, te liqeni i Prushit u evidentua se një shtetas po gjuante shpendë, në kundërshtim me moratoriumin e vënë për këtë veprimtari.

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këtë paligjshmëri, u identifikua dhe u arrestua autori, shtetasi N. M., 35 vjeç, banues në fshatin Prush, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të vogla të florës dhe faunës së egër”.

Kontrollet kundër gjuetisë së paligjshme, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta