Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e aktivitetit për prezantimin e Identitetit Digjital.

Ndër të tjera, ai thekso se ky do të jetë një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike.

“Ky është një moment i shumëpritur, sepse prej disa kohësh ne jemi angazhuar me shumë dëshirë, por edhe me ambicie si gjithmonë, për të krijuar Identitetin Digjital, i cili është baza i një kapërcimi të madh dhe i një projektimi në të ardhmen, falë teknologjisë.

Çfarë po demonstrohet sot, do të jetë në dispozicion të publikut. Në dispozicion të ekonomisë sonë në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, BE, gjithashtu po përgatitet për identitetin digjital. Objektivi i shpallur i BE-së është që në vitin 2027, qytetarët e BE-së të pajisen me identitetin e tyre digjital.

Ne do të jemi një vit më parë. E theksoj këtë për të rikujtuar edhe njëherë, që përparësia që teknologjia i jep çdo vendi i cili e përqafon atë dhe i drejtohet për të kapërcyere pengesa që ndonjëherë janë historike, janë përparësi të jashtëzakonshme.

Falë Inteligjencës Artificiale, vendet mund të imagjinojnë të kapërcejnë epoka që i mendonin se ishin të pamundura për t’u kapërcyer.

Prandaj ne besojmë shumë te fuqia e inovacionit, prandaj i jemi përkushtuar inovacionit, duke u bërë lider në rajon sa i përket shërbimeve publike në inovacion”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta