
Barcelona mori një fitore dramatike ndaj Gironës pasditen e së shtunës me golin e Araujos në minutat e fundit. Uruguajani që është qendërmbrojtës, gjatë kësaj sfide kaloi si qendërsulmues në derbin katalanas një lëvizje që nderoi trajnerin Flick dhe kampionët e Spanjës
Derbi me Gironën po rezultonte shumë e vështirë për Barcelonën dhe kjo detyroi trajnerin gjerman të blaugranave të bënte këtë shpikje të fundit. Kalimi i Araujos si qendërsulmues ishte një bast i rrezikshëm por që Flick në fund e fitoi. Nuk është hera e parë që trajneri i Barcelonën kërkon zgjedhje jo të zakonshme në skuadrën e tij.
Në fillim të sezonit, Eric Garcia u kthye në mbrojtës të djathtë titullar në sfidat me Mallorca, Levante dhe më pas ndaj Oviedos, për t’u kthyer përsëri në qendër të mbrojtjes. Por ai ka luajtur edhe në pozicione më të avancuara si mesfushor, por kjo ka ndodhur më shpesh sezonin e kaluar. Këtë pozicion e ka mbajtur Christensen këtë sezon në sfidën me Sevilla
Në fazën përgatitore Flick, provoi Gerard Martin si mbrojtës të majtë edhe pse ai në ndeshjet e zhvilluara deri tani nuk ka qenë titullar. Në krahun tjetër Balde e ka zgjeruar zonën e tij të influencës duke luajtur i avancuar në një vendosje me 3 mbrojtës. De Jong është në bazën e mesit të fushës, por ndaj Gironës, për shkak edhe të dëmtimeve ai u aktivizua si gjysmësulmues, një pozicion ku ai nuk ndihet shumë komod ashtu sikurse edhe Pedri
Përsa i përket sulmit, dëmtimet e Lewandowskit dhe Ferran Torres e detyruan trajnerin gjerman të provojë disa lojtarë të ndryshëm si Toni Fernandez në përballjen me Gironën, ndërkohë që në këtë pozicion u aktivizua edhe Rashford edhe pse anglezi shprehet më mirë në krahë për shkak edhe të shpejtësisë së tij
Top Channel