
Kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi një javë më parë se ‘arrestimi i Ilir Metës linte për të dëshiruar’, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan bashkëfajtor kryeprokurorin.
Sipas Berishës, Dumani duhet të niste proces penal, kundër personave që shkelën ligjin me mënyrën sesi u arrestua Ilir Meta një vit më parë.
“Sa herë, po të ketë prokurorë të vërtetë, prokurori hap procesin penal kundër atij që shkel ligjin. Ky lan duart si Ponc Pilati se është absolutisht vepër e rakorduar me SPAK-un, BKH-në dhe Policinë e Shtetit me urdhër të Edi Ramës.
Ky, vetëm sa faktoi që nuk është një prokuror. Se në qoftë se ndodh… se procesi ishte i tij, nuk ishte i ndonjë prokurorie tjetër. Dhe në rast se një person, me proces në SPAK, shikoni se çfarë burri është. Ky dëshmoi se është komplicit edhe në këtë akt”-u shpreh Berisha.
Top Channel