
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit këtë të diel në SPAK ku zbatoi masën ‘detryim paraqitje’.
Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, kryedemoktrati dha një prononcim për gazetarët, ku ndër të tjera komentoi arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, dy ditë më parë dhe për skandalin në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me mandatin e Sonila Bejtjes.
Berisha tha se ky është terror që po u ushtrohet avokatëve që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit.
“Arrestojnë avokatin në Elbasan, sepse guxoi t’i thotë prokurorit do të bej padi penale. Çfarë fyerje dhe çfarë kërcënimi është ky. Kur një njeri në sallën e gjyqit që mbronte një klient i thotë që po shpif dhe ky bandit me Prodën që është anëtar i bandës, thërret avokatin dhe e arreston të nesërmen. Të arrestosh avokatin në këtë mënyrë, ky është terrori mbi avokatët që të mbyllin gojën në sallën e gjyqit. Çfarë drejtësie është kjo. Kur e dëgjova, mendova se mos avokati ka humbur nervat dhe ka agresuar prokurorin dhe thashë kjo është e papranueshme, por kur pashë me regjistrime se çfarë ka ndodhur, kjo është turp. Këta që përpiqen të shndërrojnë krimet e tyre të shëmtuara në mburojë për drejtësinë, këta janë dy herë kriminelë”, tha Berisha.
Më tej ai foli për mandatin e Sonila Bejtjes, ku tha se ishte një akt antikushtetues. Sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën dhe ligjin.
“Çështja për mandatin e Sonila Bejtjes ishte një akt antikushtetues. Citova kushtetutën, ligjin e Kushtetuese të cilin e shkel vetë gjykata Kushtetuese. Nuk ndodh kurrë që ‘hajt të mblidhemi të gjykojmë se si na takon ne’. Po ky është konflikti më flagrant, nuk ndodh kurrë kjo, veç se në Shqipëri që ndodh çdo gjë. Që në moment që bënë gjyqin, ishte turpi i tyre. Akti i parë ishte që të thoshin se ishin në konflikt interesi.
Bejtja kishte filluar mandatin në vitin 2020. Nuk është Presidenti që i drejtohet Kushtetueses ‘më zgjidh këtë problem me shkresë’. Nëse donte ta zgjidhte t’i thoshte Parlamentit. Nuk e bëri.”, u shpreh Berisha.
Top Channel