
Ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka rikujtuar kontributin afatgjatë dhe të vazhdueshëm të këtij institucioni në proceset zgjedhore në Shqipëri, duke theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit demokratik dhe shmangies së ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor.
Buquicchio përshëndeti krijimin e komisionit të ri ndërparlamentar për reformën zgjedhore dhe shprehu gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të bashkëpunuar ngushtësisht me të.
Sipas tij, ligji zgjedhor dhe kodi elektoral përbëjnë “rregullat e lojës”, të cilat nuk duhet të ndryshohen sipas interesave të subjekteve politike. Çdo ndryshim, theksoi ai, duhet të bazohet në zbatimin e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare.
“Ligji zgjedhor, kodi elektoral ka qene objekt bashkëpunimi më shumë se tre dekada. Është bërë vendimtar në krizën e 1997. Në vitet e ardhshme zhvilluam diskutuam me palët e ndryshme për të gjetur zgjidhje të përhershme. Që atëherë ne ndërhymë dhe dhamë mendime për një numër reformash zgjedhore. Nuk duhet të harrojmë, si për kushtetutën kemi të bëjmë me rregullat e lojës dhe rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtareve apo disa prej tyre. Nëse parashikohen ndryshime duhet të përqëndrohen në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga organizatat ndërkombëtare. Do të përmendja edhe komisionin e ri ndërparlamentar që do të shqyrtojë këtë temë në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe ne jemi në dispozicionin tuaj”, shprehet ai.
Top Channel