Është nisur drejt Tiranës vajza e mitur, e cila u asfiksua nga zjarri i rënë në banesën e saj në Maliq.

Burime bëjnë me dije për korrespondenten e Top Channel Dhorjela Çule se gjendja e saj është e rëndë. Ndërkohë për fat të keq nëna dhe vëllai i saj humbën jetën.

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 në banesën ku ndodheshin nëna 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj. Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia.

Fillimisht fëmijët u transportuan drejt Spitalit Rajonal të Korçës, por fatkeqësisht, 14-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta