
Ketë javë në “Rrethi Katror” në “E Diell”, diskutimet janë përqendruar mbi ngjarjet kryesore.
Lajmi i bujshëm i arrestimit të Milaim Zekës, ishte një nga pikat e diskutimit, ku gazetari sqaroi gjithçka ndodhi, dhe prapaskenat që ai mendon.
Ai deklaroi se arrestimi i Fatmir Shehollit u bë kur sapo ai kishte shkuar të takonte Zekën, si një komplot ndaj analistit, si për të thënë “që ai rri me spiunë”.
“Arsyeja pse mungova javën e kaluar është arsye e madhe, sepse atë ditë që kishim mbledhjen e punës, ishin zgjedhjet dhe Albin Kurti arrestoi një person që gjithë jetën e tij ka deklaruar që është spiun. Në kohën që unë në mëngjes kisha shkuar në një hotel për të takuar dy artistet tona të mëdha, isha me një person nga Suedia, dhe personi që erdhi, ky agjenti i deklaruar Fatmir Sheholli, sapo hyri në hollin e hotelit, u arrestua. E arrestoi Kurti me ministrin e Brendshëm për të më kompromentuar mua personalisht”, tha Zeka.
“Cili ishte qëllimi i arrestimit të tij, i Fatmir Shehollit? Mos ndoshta Albin Kurti dëshiron që të shkatërrojë institucionin më të besueshëm të Kosovës, shërbimin informativ? Pse pikërisht dy ditë para zgjedhjeve? Këtë e arrestoi SPAK i Kosovës, i pavarur nga qeveria, por mënyra si arrestohet përcakton është e shëmtuar. kur ai hyri në hollin e hotelit, në nuk kishim shkuar për t’u takuar në veriun e Mitrovicës…. ky njeri nëse ka bërë një vepër kundër kombit të vet, inshallah 100 vite burg i merr, por atë punë e zgjidh gjykata. Unë kurrë në jetën time nuk kam qenë bashkëpunëtor i ndonjë shërbimi sekret. Kurrë në jetë! Publikisht deklaron që nëse shëtit im, shteti shqiptar ose i Kosovës, që institucionet nxjerrin një dokument, unë jap dorëheqjen nga jeta publike. S’kam pasur marrëdhënie shoqërore me të, por si koleg”, shtoi ai më tej Zeka.
Ndërkohë Alfred Cako thotë se Soros po jeton në Shqipëri dhe se po ‘strehohet’ në vendin tonë.
“Soros më shumë se në çdo vend tjetër të botës, ka qëndruar në Shqipëri. Madje unë kam një informacion që dhe Sorosi plak mund të ndodhet në Shqipëri, kam unë një informacion nga gojët e liga….”, u shpreh Cako, por pa dhënë detaje më tepër.
Top Channel