Rama me batuta në “Flasim”: Djalli nuk është i zi sa duket/ “A thua ‘do ta lë politikën’?”, përgjigjet kryeministri: Ka momente që…

19/10/2025 10:28

Kryeministri Edi Rama në episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, foli dhe për veten.

Ai e nisi me batuta duke thënë ‘djalli nuk është aq i zi sa duket’, ndërsa më pas u pyet nëse ka menduar që të lejë politikën.

Rama u përgjigj duke thënë se “Ka momente që të vjen, por është sipërfaqësore. Nuk vjen nga thellësia.”

Më tej ai foli për lodhjen, presionin e përditshëm dhe natyrën e vendimmarrjes në detyrën e tij si kryeministër.

Pjesë nga podcasti:

Rama: Djalli nuk është aq i zi sa duket,

Lindita: Rrini shumë në atyre?

Rama: Shumë më pak seç duhet të rri

Lindita: Është shumë e bukur, sidomos kur kalon të 50-tat

Rama: Faleminderit që ma kujton, natyra ime janë muret. Koha ikën gjithmonë e më shpejt. Çdo vit kalon më shpejt sesa viti paraardhës.

Lindita: Gjithë kjo energji? Keni thënë ndonjëherë që ‘do ta lë’?

Rama: Kjo është një histori ngitje zbritje, rrëshqitjesh, në momente të caktua ndihesh i rrëzuar, ka presion, stres, sepse është shumë e vështirë, e pamundur ti shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm. Sigurisht që nuk je vetëm në kuptimin fizik të fjalës, i ke disa njerëz, siç kam unë gjysmën time më të mirë, por në fund, kur duhet të marrësh një vendim je vetëm. Kjo është një punë vendimesh të panumërta në ditë. Mund të jetë një vendim i vogël, por për dikë që ka një problem persona, është një moment shumë i rëndësishëm i jetës së vetë. Kur thua jo, do marrësh përsipër dhe energjinë negative të dikujt që të s’kupton. Në momente të caktua të vjen të plasësh dhe mund të ketë ardhur të them… por ajo ‘lëre këtë punë është sipërfaqësore. Nuk vjen nga shumë thellë. Është një akumulimqë të vjen një moment, por që ta kem insistuese, jo. Nëse do të ishte, atëherë ka mbaruar zjarri dhe në atë moment duhet të dish ‘deri këtu isha’. Zjarri nuk më ka dhënë shenja rënie. Nga ana tjetër, është eksperienca që fiton dhe dijet që merr të ndihmon të menaxhosh situatën.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta