
Një ngjarje e rëndë ndodhi në Maliq mesditen e kësaj të diele, ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre, ndërkohë që vajza 6-vjeçare u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.
Siç mëson gazetarja e Top Channe, Dhorjela Çule, zjarri u erdhi si pasojë e sobës me dru që familja e përdorte për ngrohje.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:30 në një banesë familjare, ku ndodheshin një nënë 40-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj. Si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur, nëna Merjeme Azisllari, dhe djali i saj, Luka Azisllari, 14 vjeç, humbën jetën nga asfiksia.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulancat, të cilat kanë transportuar me urgjencë dy fëmijët drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Fatkeqësisht, 14-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa fëmija tjetër, 6-vjeç, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Top Channel