Dhunë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mosbindje ndaj uniformave blu, disa të arrestuar dhe të proceduar në Tiranë

19/10/2025 10:52
Foto ilustruese

Disa persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë proceduar për vepra të ndryshme në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-D. D, pasi ditën e djeshme, ka futur disa lëndë piroteknike në stadium;
-K. S, për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm”
-D. B, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasin A. N.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të lëvizur automjetin të cilin e kishte parkuar në mënyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Sh., 62 vjeç, pasi dyshohet se përndjekur një 53-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasin N. T., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin S. K. Punohet për shoqërimin e tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit A. M., 55 vjeç, A. A., 23 vjeç dhe O. B., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Më datë 18.10.2025, shtetasja E. S, kallëzoi se persona të paidentifikuar i kanë ndërhyrë në rrjetin social të djalit të saj. Punohet për identifikimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta