
Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga opozita, i është drejtuar me një video-mesazh qytetarëve të kryeqytetit.
Binaj ka falenderuar gjithë ata që e kanë mbështetur, duke i dërguar edhe mesazhe përmes rrjeteve sociale. Ai thotë se ka marrë mesazhe frymëzuese dhe prekëse dhe se mbështetja që ka marrë ka qenë elektrizuese. ‘E ndjej se kjo që po bëjmë së bashku është diçka e madhe’-thotë Binaj.
“Me këtë video, dua të bëj një falënderim të sinqertë. Faleminderit të gjithë juve që më kini mbështetur çdo ditë, që nga dita parë, por mbi të gjitha faleminderit juve që më keni nisur një lumë të madh me komente dhe mesazhe nëpër rrjetet sociale.
I kam lexuar të gjitha, për nuk ja kam dalë dot që ti kthej përgjigje të gjithëve.
Kam lexuar mesazhe frymëzuese, kam lexuar mesazhe që më kanë prekur thellë, kam lexuar shumë nga problematikat tuaja që janë dhe të miat, tonat, si cilësia e ajrit, vendet e parkimit, trafiku, uji. I jetoj vetë çdo ditë, ashtu si ju. Mbështetja juaj nëpër rrugët e Tiranës ka qenë elektrizuese. E ndjej se kjo që po bëjmë së bashku është diçka e madhe. Kjo nismë po kthehet në një lëvizje që ne po e ndërtojmë bashkë, për të mirën e përbashkët e jo për të mirën e përveçme.
Një lëvizje për ndryshim, për cilësi, për ndershmëri, për ta shpëtuar Tiranën.
Edhe njëherë faleminderit nga zemra dhe mund të më shkruani tek ky numër i telefonit: 0697111108 ose tek kjo adresë emaili: [email protected]. Faleminderit”-shprehet Binaj.
Top Channel