“Nuk e rr*aj për urdhra politikë”/ Myslym Murrizi komenton deklaratën e Bujar Leskajt: Ka të drejtë, në dy palë zgjedhje rresht…

18/10/2025 22:50

Demokrati Myslym Murrizi ka reaguar për deklaratën e bërë dje nga deputeti i PD Bujar Leskaj në protestën e mbajtur në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen të paraburgosur në Hagë.

Deputeti u shpreh se nuk i interesonte për urdhrat politikë, pasi PD doli në deklaratë që nuk do të merrte pjesë në protestë.

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar sot Myslym Murrizi, i cili shkruan ndër të tjera se Bujar Leskaj “ka të drejtë që nuk e rr*an për urdhra politikë, sepse është rr*ajtur në dy palë zgjedhje rresht.

Bujar Leskaj ‘ka të drejtë’ që nuk e rr*an, se është rr*ajtur dy palë zgjedhje rresht: në 2021 te Luli, në 2025 te Muli, për të qenë drejtues i Qarkut Vlorë dhe numri 1 në listë të mbyllur.
Pra, kur rr*hesh dy herë rresht për të marrë mandat pa vota, nuk mund ta rr*ash për asnjë berber.

E dyta, partia nuk është repart ushtarak që të funksionojë me urdhra l*shi, por bashkim vullnetar individësh që mbrojnë interesat e tyre dhe të shtresës që përfaqësojnë.

Partia ka kushtetutën e saj që quhet STATUT, dhe në STATUT thuhet që partia funksionon me VENDIME që i marrin organet që drejtojnë partinë, dhe çdo vendim duhet të jetë publik, i argumentuar për kauzën që merret dhe në interesin politik të partisë.

Kur të tjerët nuk e rr*ajnë për organet e partisë dhe nuk i mbledhin, sepse mendojnë që i bëjnë të gjitha vetë, atëherë Bujari dje, por edhe Bujarë e Hajdarë të tjerë në vazhdim, nuk do ta rr*ajnë fare, derisa leshi i tyre të fshijë oborrin dhe zyrat e PD-së si fshesë korenti.”-shkruan Murrizi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta