Vetëdorëzimi i autorit të vrasjes së biznesmenit Edoardo Sarchi në Shqipëri, media italiane ngre dyshime: Mund të ketë qenë ekzekutim i porositur

17/10/2025 12:16

Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Shqipëri vazhdon të bëjë jehonë në mediat italiane.

Mediat italiane ngrenë dyshimet se vrasja e 44-vjeçarit mund të jetë porositur.

‘Është vetëdorëzuar në policinë e Gjirokastrës Kamber Sulçaj, i dyshuar si autori i vrasjes së biznesmenit italian 44-vjeçar Edoardo Sarchi, që u vra me një plumb në kokë në mbrëmjen e 26 shtatorit në Tepelenë’, kështu e nis shkrimin ‘La Repubblica’.

Gjatë vetëdorëzimit, Sulçaj dorëzoi edhe armën e gjuetisë me vjaska që dyshohet se u përdor në krim, si dhe lejen për armën.

Media italiane shkruan se policia shqiptare e konsideron ngjarjen si një krim i kryer në rrethana të tjera cilësuese dhe po e interviston për motivet dhe detajet e saj.

Si ndodhi ngjarja:

Kamber Sulçaj u identifikua dhe shpall në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes, pasi mes tij dhe viktimës ka pasur një debat në lidhje me dritat e gjata të makinave. Pas deabit ai ka qëlluar me armë Sarchin, bashkëpunëtorëve të tij dhe automjeteve të tyre.

Nga vendi i krimit janë sekuestruar automjetet e viktimës dhe shoqëruesve, dy armë gjahu, si dhe në banesat e Sulçaj dhe familjarëve të tij,  rreth 2.5 milionë lekë (në lekë dhe euro), tri armë gjahu me municion, 450 fara kanabisi dhe dy kasaforta.

Akuzat ndaj të dyshuarit përfshijnë “vrasje me rrethana të tjera rënduese”, “mbajtje dhe prodhim i paligjshëm i armëve, eksplozivëve dhe municioneve” dhe “prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Edhe pse prania e dyshimeve për një “krim me porosi” është ngritur nga mediat, autoritetet shqiptare nuk kanë konfirmuar këtë pistë zyrtarisht. Një ngjarje e tillë do të qëndronte në kontrast me idenë e një vrasjeje impulsive.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta