Trump optimist para takimit me Putin në Hungari: Mendoj se mund ta bind që t’i japë fund luftës

17/10/2025 20:03

Presidenti Donald Trump priti homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten, duke e përshëndetur presidentin ukrainas jashtë Krahut Perëndimor.

I pyetur nga gazetarët nëse mendonte se mund ta bindte Presidentin rus Vladimir Putin të përfundonte luftën në Ukrainë, Trump tha: “Po, mundemi.”

Më vonë, gjatë fjalimeve në Dhomën e Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se mendonte se presidenti rus “dëshiron t’i japë fund luftës”.

“Fola me të dje për dy orë e gjysmë, shqyrtuam shumë detaje. Ai dëshiron ta përfundojë, mendoj se Presidenti Zelensky dëshiron ta përfundojë tani duhet ta bëjmë”, shtoi Trump.

Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë me një kostum të zi, duke hequr dorë nga veshjet ushtarake në favor të një pamjeje më formale.

Më vonë, Trump e komplimentoi pamjen e liderit ukrainas gjatë një dreke dypalëshe në Dhomën e Kabinetit, duke bërë shaka: “Mendoj se duket bukur me këtë xhaketë, e bukur, shpresoj që njerëzit ta vënë re. Është e mirë, në fakt është shumë elegante, më pëlqen.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta